Burimet

  • RRJETI I INTERVISTUESVE
    IDRA Research ka një rrjet prej më shumë se 350 intervistuesish që mbulojnë të gjithë territorin e Shqipërisë. Këta intervistues janë përzgjedhur si më të mirët pas një numri trainimesh dhe përvoje pune në terren. Koordinimi dhe monitorimi i intervistuesve në terren kryhet nga mbikqyrës sipas ndarjes gjeografike.


  • METODAT E MBLEDHJES SE TE DHENAVE
    IDRA Research përdor teknikat e mëposhtme të mbledhjes së të dhënave sasiore dhe cilësore:
    - Intervista ballë për ballë
    - Intervista në thellësi
    - Intervista me telefon
    - Grupe të fokusuara
    - Vrojtim Omnibus
    - Desk research
    - Mbajtje ditari
    - Analizë e thelluar
    - Monitorim (Radio, TV, Gazeta)

  • AMBJENTET DHE PAJISJET
    IDRA ka dy zyra në Tiranë. Njëra prej tyre është përshtatur me të gjitha pajisjet e nevojshme për grupe të fokusuara, përfshirë pajisje për regjistrim audio dhe video dhe televizor nga ku klienti mund të shohë procesin. Gjithashtu, ofrohet përkthim simultant nga përkthyes profesionist.
    IDRA zotëron të gjitha programet e nevojshme për hedhjen dhe përpunimin e të dhënave. Programi kryesor është SPSS. Operatorët punojnë në një rrjet prej 12 kompjutera.



  • RRJETI I PARTNEREVE
    IDRA ka marrëdhënie të konsoliduara partneriteti me një numër agjencish nė rajon dhe më gjerë, të cilat i japin mundësinė të ofrojë shërbime edhe në shtete të tjera si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, Serbia, etj.

Home | Rreth Nesh | IDRA Kerkime | IDRA Konsulence | IDRA Blog | Kontaktoni