Ndërsa kërkimi sasior lidhet
më shumë me pyetje të tilla si: Sa shumë? Sa
shpesh? Në ç’përmasa?, Kërkimi Cilësor,
nga ana tjetër, lidhet me gjetjen e përgjigjeve Pse? Si?
Në ç’mënyrë?
Kërkimi cilësor përdoret kur biznesi juaj ka nevojë
të njohë në thellësi disa nga çështjet
e mëposhtme:
- Kuptimi i procesit të vendim-marrjes për blerjet
- Njohja e nevojave dhe preferencave për produktet dhe
shërbimet
- Identifikimi i anëve të forta, atyre të dobta,
si edhe mundësive të biznesit
- Vlerësimi i efiçensës apo testim paraprak
i reklamave/ strategjive të marrëdhënieve me
publikun
- Analiza dhe njohja e qëndrimeve, sjelljeve dhe qëllimeve
të njerëzve
- Eksplorimi i pozicionimit të markës
- Testimi i ideve apo koncepteve të produkteve të
reja
Për afro një dekadë të veprimtarisë së
saj, IDRA ka fituar një përvojë dhe ekspertizë
të konsiderueshme për të kryer kërkimë
cilësore për shumëllojshmëri çështjesh
dhe klientësh. Disa nga çështjet e marketingut
për të cilat IDRA ka realizuar kërkime cilësore
janë:
- Pozicionimi i markës
- Perceptimi mbi çmimet
- Studim i reklamës dhe menyrës së komunikimit
- Testim koncepti
- Studim i ambalazhimit dhe paraqitjes grafike
- Analizë e sjelljes konsumatore
- Testim produkti, etj
IDRA punëson moderatorë shumë të kualifikuar
dhe me përvojë, të cilët kanë drejtuar
kërkime cilësore për shumë marka udhëheqëse
në tregu si Coca-Cola, P&G, Vodafone, Banka Raiffeisen,
JTI, etj.
Ne zotërojmë ambjentet dhe të gjitha pajisjet e nevojshme
për drejtimin e grupeve të fokusuara dhe intervistave
në thellësi (regjistrime video dhe audio, TV me ekran
të gjerë në dhomën e vëzhguesit, pajisje
për përkthim simultant, etj.).
Metodat
- Intervistë në thellësi
- Intervistë dyshe
- Grup i fokusuar
- Vëzhgim